Vendosni fjalën kyçe....

Pjesë e grupit të punës, por Flutura Açka nuk do marrë pjesë në protestën e 7 korrikut: Protestat e mia i kam bërë me fjalë çdo ditë


Edhe pse emri i saj është pjesë e grupit të punës të caktuar për organizimin e protestës në Elbasan, deputetja e PD-së Flutura Açka thotë se nuk do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pak para seancës së sotme plenare, Açka tha se nuk do të jetë fizikisht, por që protestat e saj ajo e ka bërë çdo ditë me fjalë.

“Unë nuk jam personalisht, por çdo qytetar është i lirë të protestojë. Qytetari është i lirë të protestojë pastaj unë kam qenë prej 30 vitesh në të gjitha protestat jo vetëm të PD e opozitës, por në protestat e shoqërisë civile, është në natyrën time të protestoj. Pastaj nuk është e thënë jam apo s’jam fizikisht, protestat e mia i kam bërë me fjalë çdo ditë.”– tha Açka.

Kujtojmë se një ditë më parë PD miratoi grupet e punës për protestën e 7 korrikut. Açka ishte pjesë e grupit të punës për organizimin në Elbasan, qarku ku është zgjedhur deputete.

GRUPI I PUNËS, QARKU ELBASAN:

Luçiano Boçi, Kryetar i Grupit të Punës
Megi Balliu
Zheni GjergjiFlutura Açka
Lefter Geshtenja
Dashnor Sula
Ankelita Çela
Ardian Turku
Aurel Bylykbashi
Eliona Gremi
Elior Vila
Klodiana Çapja
Arbjola Halimi
Xheraldo Dashi