Vendosni fjalën kyçe....

Ironia e Salianjit në Kuvend: Këtu kanë ikur 500 mijë qytetarë, Rama dhe Braçe shqetësohen se iu kanë humbur lopët


Ne seancën e sotme plenare, deputeti demokrat Ervin Salianji ka ironizuar replikat mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetit socialist Erion Braçe për uljen e numrit të lopëve.

Ai ka akuzuar qeverinë se është duke favorizuar disa kompani dhe nuk jep ndihmë reale për personat që vërtetë kanë nevojë.

“Pa diskutim sot ka një pranim të një realiteti ku fjala krizë po përmendet sot nga qeveria vetëm për të justifikuar se më shumë se sa interesi për qytetarët kanë pritoritet të ndihmojnë në grusht oligarkësh me të cilët e kanë shqyer Shqipërinë dhe u japin llokma të mëdha të buxhetit. Nëse do të ishte dhënë kudo ndihmë reale do t’u vinte koha edhe kompanive që marrin e japin tendera me qeverinë. Njihet mirë nga opinioni si ndahen tenderat. Nëse ndalemi tek prioritetet. A duhet të ndihmoheshin kompanitë që marrin para publike dhe i kthejnë në kulla?

E shihni që një pjesë e madhe e tyre janë edhe ata që duhet të ndihmohen për pastrim parash me ligjin për Amnistinë.

A jemi ne koshientë a duhet të penalizoheshin kompanitë për vonesën e përfundimi të objekteve? Në vend të penalizohet favorizohen duke u dhënë para shtesë. Në këtë situatë këta vijojnë të marrin më shumë para.”– tha Salianji.

Deputeti i PD-së tha se për të kuptuar realitetin në vendin tonë, mjafton të shohësh diskutimet mes Ramës e Braçes të cilët shqetësohen se iu kanë humbur lopët dhe jo që iu ka ikur shumica e shqiptarëve.

“Shihni se për çfarë bëhet diskutimi në publik këtë javë nga kryeministri, ministri e deputetë, për numrin e lopëve. Këtu kanë ikur 500 mijë njerëz, këta kanë hallin e lopëve, ndërsa për fermerët nuk ka asnjë ndihmë.

Shteti është i interesuar vetëm për një grup oligarkësh që i nisin me 50 milionë rrugët dhe i shkojnë me 170, e nisin me 70 dhe e përfundojnë me 700. Prandaj është e pamundshme, se paratë që ka marrë qeveria nga rritja e çmimeve nuk ndihmon shtresat në nevojë dhe bizneset e ndershëm, por shkojnë në xhepat e oligarkëve.

Qeveria duhet të ketë prioritet që qershia nga fermeri shitet me 400 ndërsa në Tiranë shitet me 2000 lekë. Pra nuk fiton prodhuesi por vetëm oligarkët.”- tha ai.