Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr video nga Samiti i NATO-s në Madrid, bisedon me presidentin amerikan Biden


Kryeministri Edi Rama ka shtrënguar duart me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Rama sëbashku me delegacionin shqiptar të përbërë nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, janë duke marrë pjesë në samitin e NATO-s në Madrid, ku po diskutohet për luftën në Ukrainë.

Ai ka publikuar disa pamje pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët, ku në një moment shihet edhe takimi me presidentin Biden, me të cilin duket se po diskutojnë për diçka. Por është e paqartë se çfarë. Rama shihet duke biseduar edhe me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.