Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë i moshuari në bregdetin e Durrësit, dyshohet se është mbytur


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 80-vjeçar është gjetur i pajetë në breg të detit.

I moshurari dyshohet të jetë mbytur. Kjo ka ndodhur në lagjen nr.1 në Durrës.

“Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 1 Durrës, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, shtetasi V. Ll., 80 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-bën me dije Policia.