Vendosni fjalën kyçe....

Artan Hoxha: Bandat kanë hapur portale dhe vënë gjoba


Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Të Pakespozuarit” në MCN TV se organizatat kriminale kanë hapur portale në vendin tonë dhe i përdorin për t’i vënë gjoba bizneseve.

Sot kam vënë re se organizatat kriminale kanë hapur portale. I kanë të vetat. Sheh për shembull bombardim të një institucioni, Drejtoria i Tatimeve, Ministria e Financave, pastaj mbaron dhe pushon. Kur i kërkon hiqen lajmet, nuk i gjen dot më lajmet”-deklaroi Hoxha.

Gazetari theksoi se  gjobëvënia është një nga metodat që prodhon para për krimin e organizuar dhe eleminon konkurencën në treg.

Gjobëvënia është një nga krimet më shqetësuese sidomos ndaj biznesit të ndershëm. Është një nga metodat që prodhon para për krimin e organizuar. Eliminon konkurrencën në treg.

Ajo lista e 100 tatimpaguesëve, sa herë që del, kur shkon te Ministria e Financave, një kopje shkon për dijeni edhe këtyre. Grupet kriminale kanë patur informacion që biznesi x sapo mori TVSH-në e rimbursueshme për shembull. Nuk të vënë gjobë një shumë që nuk e paguan dot. Është fenomen që nuk e lufton dot vetëm me policinë që kemi ne. Duhet strukturë tjetër.

Ku është kryesisht e përqënduar gjobëvënia?

Zona më e madhe është zona Tiranë-Durrës. Janë bizneset më të mëdha dhe mundësia më e madhe për të paguar. Nëse godet në autostradë dhe i mitrolon fasadën prej xhami do të paguajë ai, se vetëm një makinë aty bën 200 mijë euro… Edhe policia nuk ta zgjidh dot. Problematika tjetër, që ka shoqëruar gjobëvënien, ka qenë vrasja.

Është natyrë krimi, ka momente uljeje, ka momente aktivizimi, në varësi të situatës së rendit në vend. Nëse situata është më e fortë, gjobat vijnë më poshtë. Pastaj ka gjoba që të marrin makinën, shtëpinë, pronën, ka plot”-theksoi gazetari.