Vendosni fjalën kyçe....

Adriatik Lapaj bojkotoi emisionin, shmang përballjen me Altin Goxhajn (VIDEO)


Aktivisti i Shoqërisë Civile Adriatik Lapaj ka anuluar vetëm 30 minuta para pjesëmarrjen e tij mbrëmë në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”.

Siç tregoi moderatorja e këtij programi televiziv, Lapaj kishte dhënë si argument për anulimin e pjesëmarrjes së tij, praninë eavokatit Altin Goxhaj në studio.

“Më duhet që të njoftoj se gjithashtu pjesë e panelit ditën e sotme, ishte edhe avokati Adriatik Lapaj. Pavarësisht se ishte njoftuar më herët dhe kishte konfirmuar pjesëmarrjen, dinte edhe se cilët ishin panelistët, ka njoftuar vetëm 30 minuta më parë që nuk do të merrte pjesë në këtë panel dhe shkak ishte avokati Altin Goxhaj për shkak të sulmeve që sipas tij ju keni bërë në adresë të z.Lapaj.”- tha gazetarja Pranvera Borakaj duke iu drejtuar avokatit.

Këtu Goxhaj ia priti se “shkak nuk janë sulmet”, por sipas tij asnjë person që punon për fondacionet e George Sorosit prej vitesh nuk guxojnë t’i dalin atij përballë nëpër studio televizive.

“Në fakt unë nuk mendoj se Adriatiku nuk është këtu për shkak të sulmeve, por asnjë person që punon për Sorosin nuk vijnë asnjëherë në një studio televizive përballë meje prej sa vitesh nuk numërohen.“– tha Goxhaj, i cili njihet për qëndrimet e tij të forta publike kundër miliarderit Soros dhe axhendave politike të tij.

Shpesh Goxhaj dhe Lapaj kanë patur përplasje në distancë lidhur me qëndrimet e tyre të kundërta… kujtojmë këtu protestat kundër rritjes së çmimeve që u ndanë në dy kampe.