Vendosni fjalën kyçe....

Mbante automatik në dhomën e gjumit, arrestohet 17-vjeçari në Mamurras


Policia e Kurbinit ka arrestuar një 17-vjeçar, pasi në banesë atij i është gjetur një armë zjarri pa leje.

Ai e mbante automatikun në dhomën e gjumit.

“Falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. N., 17 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’.”– bën me dije Policia.