Vendosni fjalën kyçe....

Ferrari bën ndryshime në makinën e Leklerk, do niset nga vendi i fundit në Garën e Montreal


Sharl Leklerk, ka zëvendësuar “power unit” të makinës së tij dhe do ta nisë nga vendi i fundit në garën për Çmimin e Madh të Kanadasë.

Pas problemeve të pësuara në Baku, në Azerbajxhan, Leklerk dhe skuadra e Maranello-s kanë zgjedhur për ta hequr “power unit” e katërt, duke marrë një penalitet të dyfishtë për fundjavën kanadeze. Edhe Sainz ka zëvendësuar motorin, por pa asnjë penalizim.

Gjatë natës erdhi lajmi i përdorimit të njësisë së tretë elektrike, nga dy që lejohen, te makina e Leklerkut dhe ferraristi ishte i vetëdijshëm se do të humbte 10 vende në start.

Me vendimin e marrë para provave të lirë të treta ka ardhur konfirmimi për ndryshimin total, duke u përgatitur kështu për një garë në ndjekje, por që do t’i japë mundësinë të përdorë përbërës të ri dhe të ketë një makinë më të sigurt në Montreal.