Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Perceptimi ana më negative e korrupsionit, kemi bërë progres të jashtëzakonshëm në luftën ndaj tij


Ministrja e Energjisë tha se korrupsioni është tejet i dëmshëm për një vend duke vlerësuar punën e bërë nga qeveria për zhdukjen e tij.

Gjatë fjalës në konferencën kombëtare antikorrupsion, Balluku tha se perceptimi i korrupsioni që përcjell një vend është ana më negative e korrupsionit.

Ajo theksoi se Shqipëria ka njohur zhvillim të jashtëzakonshëm në luftën ndaj korrupsionit që kur drejtimi e mori qeveria Rama në vitin 2013 dhe se me dixhitalizimin e shërbimeve niveli i tij do ulej edhe më shumë.

“Ky është një vend ku çdo qytetar mund të jetojë si çdo qytetar në çdo vend të Europës. Sot në Shqipëri vijnë e investojnë kompani të mëdha që deri pak vite më parë Shqipërinë e kishin të pamundur për shkak të përceptimit. Perceptimi është ana më negative që korrupsioni krijon. Perceptimi është ai që mund të vijojë e të godasë imazhin e mund të mbyllë dyert e Shqipërisë për investitorët e turistët duke i mbajtur ata larg. Kemi bëë progres të jashtëzakonshëm kur qeveria Rama mori frerët e pushtetit në vend, është e domosdoshme të ndryshojmë perceptimin. Elementi më i rëndësishëm për të treguar që ky vend bëhet, janë njerëzit. Do punojmë edhe më shumë për ta kthyer Shqipërinë në një vend ku duam të jetojmë ku pse jo edhe të huajt të vijnë të jetojnë.” – tha ndër të tjera ministrja e Energjisë Balluku.