Vendosni fjalën kyçe....

Altin Dumani rizgjidhet zv/drejtues i SPAK


SPAK ka zgjedhur ditën e djeshme zëvendësdrejtuesin e saj për një afat dy vjeçar.

Nga mbledhja e prokurorëve u vendos që Altin Dumani të rizgjidhej si zv/drejtues në mënyrë unanime.

Me datë 10 Qershor 2022 zhvillua mbledhja e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me rend dite : “ Caktimi i Zv. Drejtuesit të Prokurorisë Posaçme”.

Drejtuesi Prokurorisë Posaçme fillimisht mori mendimin e prokurorëve të cilët në mënyrë unanime propozuan që si zv. Drejtues të rizgjidhej prokurori Altin Dumani.

Në vijim Drejtuesi i Prokurorisë Posaçme vendosi :”Caktimin e zotit Altin Dumani në funksionin e Zv. Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për një afat dy vjeçar”-njofton SPAK.