Vendosni fjalën kyçe....

Abazoviç për Balkanin e Hapur: Fytyrë e re e rajonit, shpresoj që në takimin tjetër të jenë 6 shtete


Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në takimin e sotëm në Ohër ka deklaruar se shpreson që në takimin e radhës të “Open Balkan” të jenë 6 shtete duke i bërë kështu thirrje edhe Kosovës të bashkohet.

“Do të them përshtypjet e mia. Kjo është një fytyrë e re e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha temat kanë të bëjnë me standardin e jetës së qytetarëve të rajonit. Kjo është një qasje e re dhe paraqet një kthesë të paimagjinueshme dhe unë apeloj që herën tjetër të mos jemi pesë, por gjashtë.

Kjo nismë të ketë gjithnjë edhe më shumë pjesëmarrës. Qytetarët nga të gjithë ne kërkojnë që të gjejmë zgjidhje të përbashkëta. Ne jemi të interesuar për bashkëpunim. Kontributi ynë do të jetë i realizuar. Ishte nder i madh dhe shpresoj që në raste të tilla do të drejtohemi qytetarëve. Ju uroj të gjithëve shëndet. Maqedonia e ka arsyetuar rolin e vet në shtet që gjithnjë është e hapur. Ju ftoj që gjatë pushimeve të verës të vizitoni Malin e Zi dhe ne në nivel politik do të mbështesim qytetarët.”- tha Abazoviç.