Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi shfaqet në Facebook për një njoftim: Greqia do sjellë një avion për shuarjen e flakëve në Sazan


Greqia do sjellë një avion zjarrashues për të ndihmuar në vënien nën kontroll të flakëve në ishullin e Sazanit.

Lajmi është dhënë nga ministri i Mbrojtjes Peleshi i cili shkruan se vendi fqinj i është përgjigjur menjëherë kërkesës duke sjellë në vend avionin tip Canadaair CL 415.

Peleshi thekson se avarësisht ndërhyrjes nga ajri, puna në terren mbetet thelbësore.

“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Ekspertet vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm.” – shkruan Peleshi në Facebook.

Sazani është përfshirë nga flakët prej disa ditësh e ato nuk janë vënë ende nën kontroll. Ditën e djeshme ministri Peleshi ndaloi bërjen e fotove dhe videove nga Sazani.

Më herët ai kishte shkruar se për të vënë nën kontroll flakët duhet vullnetarizëm e jo nxitje zjarri me anë të tastierave.