Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nuk doja të digjej raundi i katërt prandaj nuk prita të firmosja dekretin në Shqipëri


Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’  se nuk priti të vinte në Shqipëri për të firmosur lirimin e Begajt nga detyra që mbante pasi kështu do të bllokohej raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit.

Presidenti Meta deklaroi se i ka plotësuar dëshirën një individi që kërkonte të lirohej nga detyra për tu votuar më pas në Parlament.

“Vendodhja ime fizike nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është që unë ka respektuar vetëm Kushtetutën e Shqipërisë.

Unë i plotësova një dëshirë një individi (z.Begaj) që kërkonte të lirohej nga detyra qe mbante, madje dhe kemi komunikuar me zotin Begaj dhe Peleshi për zgjidhjen e kësaj situate.”-tha Meta.