Vendosni fjalën kyçe....

Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, policia thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative


Policia rrugore u ka bërë thirrje qytetarëve që kthehen nga Durrësi apo qytete të tjera për në Tiranë që të përdorin rrugët alternative për shkak të ngarkesës në autostradën Durrës-Tiranë.

Rrugët që mund të përdoren janë Durrës-Ndroq e Elbasan-Tiranë.

Njoftimi

“Policia Rrugore e Tiranës

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);

Elbasan-Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.”