Vendosni fjalën kyçe....

Kënga e Ronela Hajatit e vetmja jo-finaliste që futet në “Top-dhjetëshen” më të dëgjuar të Eurovizionit për muajin Maj (LISTA)


Edhe pse nuk arriti dot të kualifikohej në finale, kënga “Sekret” e Ronela Hajatit është një ndër 10 këngët më të dëgjuara për muajin Maj të Eurovizionit.

Në llogarinë zyrtare në “Youtube” të kompeticionit, ashtu si ç’ndodh çdo muaj është publikuar lista me 20 këngët më të dëgjuara dhe performanca e Ronela Hajatit në gjysmëfinale është futur në top-dhjetëshe. Më saktë është kënga e gjashtë më e dëgjuar. Por kjo nuk është arritja e vetme.

Lista:

  1. Orkestra Kalush – Stefania (Ukrainë 2022) / Performanca e finales
  2. Chanel – SloMo (Spanjë, 2022)
  3. Sam Ryder- Space Man (Mbretëria e Bashkuar, 2022)
  4. Orkestra Kalush – Stefania (Ukrainë 2022) / Videoklipi zyrtar
  5. Konstrakta – In corpore sano (Serbia, 2022)
  6. Ronela Hajati – Sekret (Shqipëria 2022)
  7. Zdob şi Zdub & Advahov Brothers – Trenulețul (Moldavia, 2022)
  8. Subëoolfer – Give that Wolf a banana (Norvegji, 2022)
  9. WRS – Llamame (Rumani 2022)
  10. Maneskin – Ziti e Buoni (Itali, 2021)

Ajo që e bën të veçantë praninë e Ronelës në këtë listë është fakti se “Sekret” është kënga e vetme e mbetur jashtë finales që përfshihet në këtë listë…. Duke përfshirë të gjitha këngët pjesëmarrëse në historinë e Eurovizionit.

Kjo ka sjellë reagime edhe nga fansat e këngëtares shqiptare.

“Shqipëria është e vetmja gjysmëfinaliste që është në top 10!!! Kjo është e mahnitshme! Ajo e meritoi finalen edhe pse mori një rezultat të keq për shkak të trajtimit të EBU-së ndaj Shqipërisë këtë vit.”– shkruan një fans.

“Kështu që të gjithë janë nga finalja e madhe. Mbretëresha Ronela e vetmja nga gjysmëfinalet. Imagjinoni po të kishte qenë në finalen e madhe. Do renditej në treshen më të shikuar me siguri.”– shkruan një tjetër.

Kënga “Sekret” e Ronelës në fakt ka marrë një mbështetje të madhe në rrjetet sociale, pasi artistja shqiptare ka qenë më e komentuara dhe më e ndjekura. Kjo për shkak të performancës potente dhe veshjes provokuese, megjithëse ka marrë gjithashtu edhe kritika për këtë. Mirëpo ajo nuk u vlerësua nga juria dhe si rrjedhojë nuk arriti dot të kualifikohej në finale.