Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon Guterres në Nju Jork: Krenar që nesër marrim presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së


Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në Nju Jork Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Ndërsa publikon një video në rrjetet sociale nga ky takim, Rama shkruan se ka diskutuar me të për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

 “Krenar për Shqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë. Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB.”- shkruan Rama.

Më 2 qershor, Rama do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, si një ndër përparësitë e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit. Ky debat i kryesuar nga Rama do të shënojë fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.