Vendosni fjalën kyçe....

Rrëmujë e frikë pas ndeshjes së boksit në SHBA, tifozët vërsulen të shpëtojnë kokën pas zhurmës jashtë stadiumit (Video)


Një ndeshje boksi në Brooklyn, New York të shtunën në mbrëmje shkoi keq pasi në përfundim të saj pasoi një rrëmujë e madhe.

Disa spektaktorë u plagosën pasi turma vrapoi për të shpëtuar kokën pas të shtënave të dyshuara që ndodhën pranë vendit të ndeshjes.

Por sipas një zëdhënësi të NYPD, i cili foli për ‘The New York Post’, raportet se kishte një sulmues aktiv ishin ‘të pasakta’.

“Është një rrëmujë e madhe në turmë. Nuk ka të shtëna. Askush nuk është qëlluar jashtë Qendrës Barclay.” – tha zëdhënësi.

Për fat të keq, megjithatë, shumë njerëz u dërguan me urgjencë në spital me lëndime sipas ESPN, me një zënkë që shpërtheu ndërsa njerëzit po largoheshin nga qendra Barclays duke shkaktuar rrëmujë.

Videot në mediat sociale treguan anëtarët e turmës duke u përplasur me njëri-tjetrin dhe sende të tilla si këpucë të mbetura në dysheme pas kësaj.