Vendosni fjalën kyçe....

Embargoja e gazit rus është ‘helm’ për shoqërinë gjermane – Ministri


Një embargo ndaj gazit natyror rus do të ndikonte seriozisht në ekonominë gjermane, si dhe në shoqëri, tha ministri i Punës Hubertus Heil në një intervistë me gazetën Funke, botuar të shtunën.

“Duhet të bëhemi në mënyrë të përshkallëzuar të pavarur nga importet e gazit, por vendosja e menjëhershme e një embargoje do e ndërlikonte edhe më shumë situatën me rritjen e çmimeve dhe do të çonte në humbje të vendeve të punës. Kështu që ne duhet ta shmangim këtë.” – paralajmëroi ai.

Heil vuri në dukje se tregu i punës në Gjermani, pavarësisht se vuan nga pasojat e pandemisë Covid-19, tani për tani është i qëndrueshëm, por masat drastike si ndërprerja e gazit rus do e ndryshonin situatën për keq.

“Megjithatë, në rast të një embargoje të menjëhershme të gazit, ne do të ishim në një situatë krejtësisht të ndryshme ekonomikisht dhe shoqërore.” – tha ai, duke shtuar se një embargo do të ishte ‘helm për shoqërinë gjermane’.

Së bashku me shtetet e tjera të BE-së, Berlini ka punuar për heqjen dalëngadalë të energjisë nga Rusia, por qeveria ka deklaruar vazhdimisht se vendi nuk mund ta përballojë ta bëjë këtë menjëherë, pasi do të çonte në një krizë ekonomike dhe industriale.

Gjermania është shumë e varur nga transportuesit rusë të energjisë, duke blerë rreth 25% të naftës dhe 40% të gazit nga Rusia.

Sipas strategjisë aktuale, megjithatë, Berlini planifikon të zëvendësojë plotësisht qymyrin dhe naftën ruse deri në fund të vitit dhe të kalojë nga gazi rus në furnizues alternativ në vitin 2024.