Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mesazh Bardhit: Zbardh rolin që kishe në vrasjen e Elbasanit


Gjatë konferencës së sotme për mediet, gazetarët i treguan Sali Berishës për debatet e sotme në Komisionin e Ligjeve, ku Gazment Bardhi kundërshtoi kandidaturën e Simon Mirakës, propozuar me firmën e ish-kryeministrit.

Gjatë përgjigjes së tij, Berisha e sulmoi Bardhin duke i kujtuar vrasjen e ndodhur në Elbasan në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij. Unë e kuptoj luftën që bën për të shpëtur shpitin, por prap është i pashpresë. Të zbardhë njëherë, të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan, që nuk do të kishte ndodhur. Askush nuk është për t’u vrarë, Bardhi dhe Balla janë absolutisht përgjegjës politikë për atë gjakderdhje, prandaj të shkojë të japë sqarime.”- tha Berisha.