Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi reagon ndaj Berishës: Shpifja mjeti i vetëm që i ka mbetur, roli im të dyfishoja mandatet


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës ditën e sotme i cili i kërkoi të zbardhte rolin që kishte në vrasjen e Elbasanit.

Bardhi shkruan se shpifja është mjeti i vetëm që i ka mbetur Berishës për të bërë politikë.

Sipas Bardhit roli i tij në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve përballë terrorit të bandave.

Bardhi akuzoi se bandat sot janë në ortakëri me Sali Berishën .

Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Sali Berishën.

Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg”-shkruan Bardhi.

Berisha tha sot se Bardhi nuk duhet t’i thurë lavde SPAK, por të zbardhë rolin e tij  në ngjarjen e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani.