Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Kushi njofton vendimin e ri të qeverisë: Ndryshojnë kriteret për programet e studimit për Mësuesi


Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se qeveria ka miratuar sot vendimin që e ul kriterin e mesatares së shkollës së mesme në 6.5 për maturantët që duan të vijojnë studimet në programe të caktuara, por që nuk duan të bëhen mësues.

“Sot të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë për mësuesi duhet të kenë minimumin e mesatares 7.5. Shqetësimet nga universitetet lidhen se jo të gjithë maturnatët që regjistrohen duan të bëhen mësues. Në këto programe mund të hyjnë edhe maturantët që duan të vijojnë profesion tjetër.

Jo të gjithë ata që vijojnë për Gjuhë të huaj, duan të bëhen mësues në fund për të vijuar masterin mund të ketë nga ata që do bëhen përkthyes apo të punojnë në një institucion tjetër.

E njëjta gjë dhe për programet për gjuhë letërsi, jo të gjithë duan të bëhen mësues.

Ndaj me vendimin e sotëm ne i japim mundësinë dhe maturantëve që mbarojmë me studime 6.5 të hyjnë në këto programe të ciklit të parë por do kenë kod të vecantë që më pas të mos vijojnë për mësuesi por në programe të ciklit të dytë Master.

Ndryshim që e kemi dakordësuar dhe me vetë universitetet e presim që numri i i studentëve në këto programe të jetë më i lartë që vitin e ardhshëm.”- tha ministrja Kushi.

Sipas ministres Kushi, ky ndryshim nuk vjen për shkak se “Sistemi është në krizë për mësues”  por sepse “universitetet janë të shqetësuara se në këto programe ka shumë pak regjistrime për shkak të kriterin e notës mesatare.”