Vendosni fjalën kyçe....

Republikanët nisin të lëvizin, prezantojnë “Ligjin e të Drejtave të Grave” për të mbrojtur femrat biologjike


Ligjvënësit republikanë po bëjnë presion për të krijuar një ‘Ligj të të Drejtave të Grave’ për të përfshirë në ligj mbrojtjen e femrave biologjike.

Projektligji përcakton seksin si seksin biologjik të një personi në lindje. Sipas legjislacionit, ‘grua’ dhe ‘vajzë’ i referohen femrave njerëzore, dhe termat ‘burrë’ dhe ‘djalë’ u referohen meshkujve njerëzorë.

Pranimi i dallimeve biologjike midis gjinive është i rëndësishëm për ‘mbrojtjen e veprimtarive dhe organizatave të ndara sipas gjinisë’, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Kongresmenia Debbie Lesko (Arizona), e cila zbuloi projektligjin jashtë Kapitol Hill më 19 maj.

Projektligji pohon gjithashtu rëndësinë e përdorimit të fjalës ‘nënë’ dhe ‘baba’ në ligjin e shkruar për të ‘mbrojtur familjet dhe për të mbështetur prindërit’.

“Ka arsye të rëndësishme për të bërë dallimin midis gjinive në lidhje me atletët, burgjet, strehimoret e dhunës në familje, tualetet dhe zona të tjera, veçanërisht ku përfshihen biologjia, siguria dhe privatësia.” – thotë projektligji, një kopje e të cilit u nda me ‘The Epoch Times’.

Një version shoqërues i projektligjit është prezantuar në Senat nga Senatorët Cindy Hyde-Smith, Cynthia Lummis  e Ted Cruz.

“Kolegët tanë në të majtë po përpiqen të fshijnë gratë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për nxjerrjen e fjalës ‘nënë’ nga ligji i shkruar ose lejimin e burrave biologjikë në strehimoret e grave për dhunën në familje, demokratët po zhdukin gratë dhe hapësirat që janë unike tonat.” – tha njëra nga Senatoret.

Pesë ligjvënës të tjerë që bashkëdrejtojnë projektligjin folën gjithashtu në konferencën për shtyp. Kongresmenia Diana Harshbarger tha se ajo po udhëheq përpjekjet për të sqaruar dallimet biologjike gjinore ‘në një kohë kur brezat tanë të ardhshëm të lidereve femra kanë nevojë më shumë për të’.

“Është dëshpëruese dhe zemëruese të shohësh disa nga udhëheqësit e kombit tonë të hedhin poshtë karakteristikat unike biologjike që e bëjnë një grua.” – tha ajo për The Epoch Times.

Në konferencën për shtyp, Harshbarger e përshkroi një ‘nder të jashtëzakonshëm të qenit grua, nënë, gjyshe, pronare biznesi dhe Kongresmene’. Të përcaktosh se çfarë është një grua, tha ajo, ‘nuk është aq e vështirë’.

“Si një persona me lidhje me mjekësinë më lejoni të përcaktoj një grua për ju.” – tha ajo në konferencën për shtyp.

“Femrat janë seksi që kanë aftësinë për të lindur fëmijë ose për të prodhuar vezë. Me fjalë të thjeshta, kjo do të thotë një njeri i aftë të lindë një njeri tjetër. Nëse jeni akoma të paqartë, ndiqni shkencën. Gratë kanë dy kromozome X, lindin me mitër dhe vezore dhe kanë një cikël menstrual ose ovarian, që do të thotë se mund të lindin.” – shtoi ajo.

Kongresmenia Mary Millier tha se ajo po e mbështet projektligjin në emër të pesë vajzave të saj, të cilat, vuri në dukje ajo, janë ‘të gjitha gra’.

“Ky dokument i arsyeshëm do të ndihmojë në kodifikimin e kuptimit tonë të përbashkët dhe realitetit që ne të gjithë e dimë për fjalët ‘femër’, ‘grua’ dhe ‘gjini’ dhe unë jam krenare që e mbështes atë.” – tha ajo për The Epoch Times.

Vicky Hartzler thirri shembullin e përrallës popullore të Hans Christian Andersen “Rrobat e reja të perandorit”, ku të gjithë u bënë ‘budallenj’ duke parë perandorin e tyre të ecte lakuriq në rrugë derisa një djalë i ri foli dhe bëri pyetjen e qartë : ‘Pse perandori nuk ka rroba?”

“Ndjehem sikur po jetojmë në atë histori sot. Dikush duhet të flasë dhe të deklarojë të dukshmen dhe t’i zgjojë të gjithë.” – tha ajo.

Debatet për çështjen e ndjeshme janë vënë në qendër të vëmendjes që kur Lia Thomas, një atlete transgjinore e lindur mashkull biologjik e Universitetit të Pensilvanisë theu rekordet e tre femrave në not dhjetorin e kaluar.

Aimee Arrambide, drejtore ekzekutive e grupit pro abortit ‘Avow Texas’, dëshmoi në një seancë dëgjimore të Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën se ajo beson se burrat mund të mbeten shtatzënë dhe të kryejnë abort.

Kongresmeni Jim Banks, kryetar i Komitetit të Studimeve Republikane, grupi më i madh i ligjvënësve konservatorë në Uashington, përmendi dëshminë e saj si një shembull të asaj që ai e pa si përpjekje të së majtës për të mohuar dallimet biologjike të njerëzve.

“Mohimi i realitetit është i vështirë dhe amerikanët është e vështirë të mashtrohen.” – tha ai në konferencën për shtyp, duke vënë në dukje se një projektligj nga kolegu i tij, Kongresmeni Greg Steube për të skualifikuar studentët transgjinorë nga konkurrimi në sportet e grave ka marrë 183 nënshkrime nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, 35 vota më pak nga 218 që nevojiteshin për të detyruar një votim në Dhomë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e The Epoch Times

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani