Vendosni fjalën kyçe....

George W. Bush bie në grackën e humoristëve rusë në emër të Zelenskit: Babai i premtoi Gorbaçovit mos zgjerimin e NATO-s (Video)


Ish-Presidenti amerikan pranoi se kur SHBA-të drejtoheshin nga babai i tij i premtoi presidentit të ish Bashkimit Sovjektik Mikhail Gorbachev, të mos zgjeronte NATO-n.

Bush vuri në dukje se, pavarësisht kësaj, Uashingtoni duhet “të përshtatet me fleksibilitetin me kohën”.

Sipas tij, ai “dëshironte që Ukraina të anëtarësohej në NATO”, ndërsa “mendonte se Rusia dhe më pas Putin nuk do prishte qejfe.

Bush është pajtuar me pohimin e humoristëve se i gjithë Perëndimi është në luftë me Rusinë për momentin.

Në bisedë ka dalë edhe figura e ish-presidentit të Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili, i cili, sipas Bushit, tani duhet të “luftojë kundër rusëve” në Ukrainë.

Ish-presidenti amerikan pranoi se nuk kishte folur me Saakashvilin që nga viti 2008 dhe gjithashtu vuri në dukje se udhëheqësi gjeorgjian “ra në kurthin” e Moskës në një kohë kur “çdo panik ishte i papranueshëm”.

Humoristët prekën edhe temën e laboratorëve biologjikë amerikanë në Ukrainë, për të cilat Bush ishte në dijeni. Fjalëve të “Zelenskit” imagjinar se “ata arritën të evakuoheshin në një vend të sigurt”, ish-presidenti amerikan u përgjigj: “Mirë, ju jeni një djalë i zgjuar”.

Në fund të bisedës, humoristët përdorën një thënie të famshme nga filmi “Brother 2”: “Më thuaj, amerikan, cila është forca?” Në përgjigje, Bush u bëri thirrje bashkëbiseduesve të tij që “të vazhdojnë të luftojnë rusët”, duke e krahasuar Zelenskin me Winston Churchill.