Vendosni fjalën kyçe....

Balla i përgjigjet Alibeajt: S’jemi tërhequr nga marrëveshja, keni kohë deri të dielën të sillni dy emra


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, i është përgjigjur homologut Alibeaj pas deklarate të këtij të fundit se shumica ishte tërhequr nga marrëveshja për zgjedhjen e presidentit.

Balla deklaroi se opozita është e ftuar që të propozojë dy emra deri të dielën e më pas të vijojnë negociatat drejt raundit të dytë që është caktuar për të hënën e 23 majit.

Ai shtoi se PS-ja i qëndron marrëveshjes dhe se opozita është ende në kohë për të sjellë emrat duke bërë thirrje për vijim të komunikimit mes palëve.

“Kolegu im i grupit parlamentar të PD, Alibeaj, nëse na kujtohet mirë, të gjithë keni qenë prezent bënë sallën ngjitur, ku dy ditë më parë kemi bërë një diskutim vijues, ku mendoj se duhet të jetë e qartë, PS, lidhur me propozimet që kanë ardhur nga PD për procesin, kemi rënë dakord me ato kritere dhe parakushte që ishin vënë aty, Janë kritere të përcaktuara nga Kushtetuta. Natyrshëm sa i përket procesit, tre gjëra duhet të jenë themelore; e drejta për të propozuar, por dakordësia ka qenë që në dy raundet që vijojnë, atë të dytë dhe të tretë PS nuk ka të drejtë të propozojë, do të propozojë vetëm opozita. Nëse nuk është zgjedhur në këto raunde presidenti, ai do të zgjidhet në raundin e katërt dhe të pestë. Ne kemi thënë që jemi të gatshëm që në këtë fazë të negociojmë emra. Të tre grupet e opozitës mund të vijnë me emra, por duke thënë qartë që procesi të ruajë integritetin e tij. Duhet që kandidati, apo kandidatja të mbështetet vetëm me firmat e opozitës. Kemi bërë llogaritë se sa kandidatë mund të bëjë opozita. Ata kanë mundësi që të bëjnë dy propozime deri të dielën. Ne jemi të gatshëm që të ulemi, të flasim.” – tha Balla.