Vendosni fjalën kyçe....

Tritan Shehu: Bardhi të dënohet për fshehje krimi nëse nuk thirret nga Prokuroria për aludimin e vilës 750 mijë euro


Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nuk preferoi të komentonte akuzat e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi lidhur me aludimet e tij se një vilë 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit, i përket një deputeti demokrat pranë Berishës.

I ftuar në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania, Shehu i cilësoi meskinitet aludimet e Bardhit. Ai kërkoi nga Prokuroria të thërrasë Gazmend Bardhin lidhur me këtë denoncim ose në të kundërt sipas tij, Bardhi duhet të dënohet për fshehje të krimit.

Është një meskinitet i kolegut që e krijoi këtë gjë dhe nuk ja vlen të merresh me gjëra të tilla që të lënë një shije të mungesës së karakterit të njeriut për të njollosura ca njerëz, akuza për të cilat duhet të shkojë të denoncojë nëse janë të vërteta. Unë do të doja të kisha një vilë të tillë, ku ta gjeja. Por s’mund të mohoj një gjë që s’ekziston. Si duhet të shkojë në prokurori ku të çojë prova për këto akuza, ndryshe duhet të dënohet për fshehje të krimit”, tha Shehu.