Vendosni fjalën kyçe....

Iu përmbys makina, aksidentohet turisti francez në Mat (FOTOT)


Një tjetër turist i huaj është aksidentuar në malet shqiptare. Policia ka njoftuar se mesditën e sotme, një turist francez është aksidentuar në fshatin Gjoçaj në Mat, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip Defender.

Banorët e fshatit i kanë ardhur në ndihmë turistit 70-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime në shpatull.

“Rreth orës 12.30, në një rrugë rurale të fshatit Gjoçaj, njësia Administrative Derjan, Mat, një shtetas i huaj (turist), duke eksploruar zonën, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë dhe po transportohet për një kontroll mjekësor në spitalin e Burrelit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për zbardhjen e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.”- ka njoftuar Policia.

Thuhet se është kërkuar transportimi me helikopter i turistit në spital, por ai pas një bisede me ambasadën franceze është shprehur se nuk është e domosdoshme. Banorët e fshatit Gjoçaj i janë gjendur atij pranë dhe po e shoqërojnë drejt spitalit të Burrelit.