Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Abuzuesit e rrugës Korçë-Ersekë do t’i çojmë në SPAK, i kam dërguar shkresa institucioneve


Deputeti i PD, Ervin Salianji ka paralajmëruar me kallëzime penale lidhur me projektin e rrugës Korçë-Ersekë dhe Qukës- Qafe Plloçë.

Ai kujtoi një deklarate të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, sipas cilës në Dhjetor të vitit të kaluar deklaroi se kishin përfunduar 91% e punimeve, por sipas Salianjit, vetëm për pjesën e mbetur janë akorduar 17 milionë euro shtesë për 9% të punimeve.

Sipas tij opozita duhet të përqendrohet tek këto skandale qeveritare dhe pqë ersonat përgjegjës të çohen para SPAK-ut.

“Dje në media është publikuar një investigim për të cilin unë kam çuar shkresa nëpër institucione dhe si deputet i qarkut të Korçës më duhet ta ndjek, rruga e cila është tenderuar në vitin 2013 Korçë- Ersekë prej 9 vitesh vazhdon të jetë e papërfunduar. Jo vetëm të jetë e papërfunduar, por nëse tenderimi për rrugën ka shkuar dhe ka qenë për lotin e dytë 19 milionë euro, në dhjetor ministrja ka thënë që 91% e punimeve ka përfunduar, ndërkohë që tani jepen 17 milionë euro në mënyrë abuzive për një segment të vogël rrugor dhe kështu po bëhet për çdo punë publike në këtë vend, duke shpërdoruar paratë e taksave të qytetarëve.Në dhe opozita duhet ta kemi vëmendjen tek këto dhe tek skandalet qeveritare.

Këto janë skandale që do t’i ndjekim unë i kam çuar shkesa institucioneve për këtë rast por edhe për rrugën Qukës- Qafë Plloçë, e cila prej 9 vitesh nuk dihet se ku do të përfundojnë dhe vetëm janë kthyer gropa thithëse për para dhe do të çojmë para institucioneve të drejtësisë personat përgjegjës që të mbajnë përgjegjësi për shpërdorimin e parave publike.”-deklaroi Salianji.