Vendosni fjalën kyçe....

Salianji pas deklaratave të Ramës në Asamble: Kush e ka frikësuar aq sa t’i nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK-ut


Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku kryeministri Edi Rama bëri disa kritika ndaj SPAK-ut.

Salianji pyet se kush e ka frikësuar kryeministrin Rama aq sa ky i fundit të arrijë “t’i nxjerrë dhëmbët” siç shprehet ai drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK-ut.

Salianji shton se axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama.

“Një Asamble Socialiste e organizuar për shown e Ramës në sulmin ndaj drejtësisë, SPAK dhe partnerëve!

Çdo strukturë e drejtësisë në Shqipëri ka detyrimin të kontrollojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë të korruptuarit, abuzuesit, shpërdoruesit e pushtetit që janë në pushtet, që qeverisin dhe që e kanë bërë Shqipërinë të nxijë në çdo raport ndërkombëtar!
Drejtësia duhet t’i qëndrojë përballë presionit mafioz që kërkon ta intimidojë! Axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama dhe Partia Socialiste!”- deklaron Salianji.