Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë baxho e qumështit në Krujë


Një baxho e përpunimit të qumështit ka marrë flakë në Krijë në fshatin Gramëz mëngjesin e sotëm.

Zjarri ka djegur plotësisht baxhon në pronësi të shtetasit N.Z.

Nuk dihen rrethanat në të cilat ka rënë zjarri ndërsa policia po punon për përcaktimin e shkakut.

Rreth orës 07:30, në fshatin Gramëz të Krujës, në një ndërtesë të përpunimit të qumështit , (baxho) në pronësi të shtetasit N. Z., ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim përcaktimine shkakut të rënies së zjarrit”-njofton policia.