Vendosni fjalën kyçe....

63-vjeçari në Klos bie nga lartësia, niset drejt Tiranës me helikopter


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gurrë të Klosit.

Sipas televizionit “Neës 24” një 63-vjeçar me inicialet K.C., dyshohet se ka rënë nga lartësia duke u plagosur rëndë në kokë. 63-vjeçari besohet se ka qenë me bagëti apo duke mbledhur bimë medicinale.

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Burrelit ku dhe ka marrë ndihmën e parë. Mirëpo për shkak të plagëve të rënda, mjekët kanë vendosur transportimin me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.