Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se u vetëhodh nga kati i gjashtë i pallatit, ndërron jetë 40-vjeçarja në Tiranë


Një 40-vjeçare ka ndërruar jetë në Tiranë në orët e para të mëngjesit.

Dyshohet se gruaja me iniciale A.E. është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Megjithatë çështja po hetohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe nëse bëhet fjalë për vetëvrasje.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 26.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”