Vendosni fjalën kyçe....

Turistët rusë të mirëpritur në Shqipëri, Rama: Nuk mendoj se duhen ndaluar


Kryeministri Edi Rama beson se turistët rusë nuk duhet të kufizohen për të vizituar Shqipërinë, pavarësisht nga lufta që po zhvillohet në Ukrainë.

Frika e shtuar nga ngjarjet në Ukrainë mbi influencën ruse për kryeministrin nuk është arsye e mjaftueshme për t’i mbyllur dyert turistëve rusë.

“Shqipëria ka lehtësuar procedurat për hyrjen e të huajve në vend, përfshirë edhe për rusët, mendoni se duhet rishikuar sepse influence ruse është shumë prezente?”- ishte pyetja që iu drejtua Ramës gjatë konferencës së sotme për mediet.

Ai u përgjigj shkurt: “Jo, nuk mendoj. Tjetër”?

Qeveria shqiptare ka vendosur që 8 shtete do të përfitojnë lehtësira nga vizat turistike me Shqipërinë, me qëllim nxitjen e ardhjes së turistëve. Një nga këto vende është edhe Rusia.