Vendosni fjalën kyçe....

Exit Poll-et nxjerrin Macron fitues të zgjedhjeve presidenciale në Francë


Emmanuel Macron pritet të rizgjidhet president i Francës.

Sipas vlerësimeve zakonisht të sakta, presidenti mori 58.2% të votave, kundrejt 41.8% të tyre që shkuan për Marine Le Pen, shkruan The Guardian.

Clément Beaune, ministri për Europën ishte ndër të parët që reaguan teksa numërimi i votave nuk ka nisur ende.

“Kjo është një fitore e qartë. Është hera e parë në historinë e Republikës së Pestë që një president rizgjidhet ndërkohë që ka edhe shumicën në parlament. Është shumë, shumë e rëndësishme sepse ishte një betejë politike kundër ekstremit të djtahtë.”