Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit zhvillon sot zgjedhje në 14 degë të PD-së


Këtë të shtunë Komisioni i Rithemelimit po zhvillon zgjedhjet për Kryetar në disa degë të PD-së. Bëhet fjalë për degët: Urë Vajgurore, Poliçan, Mat, Durrës, Gramsh, Lushnjë, Kolonjë, Kurbin, Fushë Arrëz, Pukë, Rrogozhinë dhe në Tiranë në njësitë 2, 4 dhe 15.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale përmes një njoftimi për mediet fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura “të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit ‘një anëtar një votë’, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.”

Më poshtë lista e kandidatëve për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve.