Vendosni fjalën kyçe....

Sergey Lavrov: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë



Rusia do të përdorë vetëm armë konvencionale në Ukrainë, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm Sergej Lavrov pas një pyetjeje në lidhje me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.

Këtë koment Lavrov e bëri në një intervistë për televizionin “India Today”, megjithëse Lavrov nuk është drejtpërdrejt përgjegjës për vendimmarrjen ushtarake.

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore kanë paralajmëruar se Kremlini mund të kthehet drve jt armë taktike ose të tjera të kufizuara bërthamore, nëse pushtimi i tij ndaj fqinjit të tij jugor vazhdon të hasë në vështirësi.

Në intervistë, Lavrov tha se operacioni ushtarak i Rusisë ka hyrë në një fazë të re dhe se do të vazhdojë. Ukraina tha se Kremlini filloi një ofensivë të re në rajonin e Donbas brenda natës.

“Operacioni në Ukrainën lindore synon, siç është paralajmëruar që në fillim, çlirimin e plotë të republikave Donetsk dhe Lugansk.”– tha Lavrov. “Ky operacion do të vazhdojë, faza tjetër e këtij operacioni po fillon dhe mendoj se tani do të jetë një moment i rëndësishëm”.