Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e djeshme në 18 degët e PD-së, kush janë 18 emrat që u shpallën fitues


Janë përcaktuar 18 emrat e dalë në zgjedhjet e djeshme në degët e PD-së që do drejtojnë strukturat deri në zgjedhjet e ardhshme.

Ata u bashkohen emrave që janë zgjedhur më javën e shkuar duke plotësuar mozaikun e drejtesve të rinj pas përplasjeve që ndodhën mes ish-lidershipit të PD-së e Komisionit për Rithemelimin.

Në Tiranë, krerët e rinj të degëve 3,9 e 13 do jenë përkatësisht Gëzim Demushi, Eda Grimçi e Arsen Valisi.

Në Kamëz dega e PD-së do drejtohet nga Arja Hoxha. Në Vlorë, votimi ka nxjerrë fitues Artid Hoxhën ndërsa në Gjirokastër Eris Shehajn.

Degët e PD-së në Tepelenë e Memaliaj do drejtohen respektivisht nga Malo Sadukaj e Bujar Kapllani.

Përmeti e Këlcyra kanë përcaktuar Arson Lipen e Arjan Kasajn si drejtues të degëve të PD-së. Në Cërrik është shpallur fituese Nadire Asllani ndërsa një tjeër zonjë, Manjola Nikollo do drejtojë PD-në e Sarandës. Në Patos është shpallur fitues Shezaim Ymeraj e në Pogradec Genti Çela. Admir Sinamati do drejtojë PD-në e Kukësit ndërsa Elez Maçi atë të Hasit.