Vendosni fjalën kyçe....

Sot votohet për krerët e degëve të PD-së në Berat, Librazhd, Përrenjas e disa zona në Tiranë


Pas zgjedhjes së krerëve të 18 degëve të PD-së në votimet e djeshme, sot votohet për krerët e disa degëve të tjera.

Kështu në votimin e sotëm do përcaktohen drejtuesit e degëve të PD-së në Berat, Librazhd, Përrenjas e degët 1,5,8 në Tiranë.

Më poshtë është lista e kandidatëe për secilën degë.

Njoftimi

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e hënë, dt 18 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 6 degë të PD.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i cili vendos.

Kandidatët për Kryetarë në degët ku sot zhvillohen zgjedhje, janë si më poshtë vijon:

Dega PD Berat

  1. Shyqyri Hajrulla Duro
  2. Ermal Luan Dollani
  3. Oltion Ali Merdari
  4. Afrim Njazi Merko

Dega PD Librazhd

  1. Ilirjan Alliu
  2. Ndricim Lila
  3. Shefki Cota

Dega PD Prrenjas

  1. Arjan Karriqi
  2. Ardian Leka

PD dega 1 Tiranë

  1. Alban Fehmi Petku
  2. Fetah Xhemal Hasanaj

PD Dega 5 Tiranë

  1. Alfred Tusha
  2. Andon Frrokaj
  3. Dritan Kociaj
  4. Enkeleda Mushi
  5. Fatmir Myrta

PD dega 8 Tiranë

  1. Gazmend Ahmet Sallaku
  2. Ylli Fadil Subashi

Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.