Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet Posta Shqiptare në Kamëz, një person kërcënon punonjësen me armë lodër dhe i merr 1 milionë lekë të vjetra



Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14:20 përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku një person që mbante kapuç në kokë, si dhe dyshohet se kishte një pistoletë të vogël lodër në dorë, është futur në Postë dhe ka kërcënuar punonjësen duke i marrë një sasi parash.

Besohet se personi ka arritur të largohet më pas në këmbë me rreth 100 mijë lekë të reja, ose 1 milion të vjetra.

“Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.”– bën me dije Policia.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.