Vendosni fjalën kyçe....

Sot mbahen zgjedhjet për kryetarë të 10 degëve të PD-së, cilët janë kandidatët


Këtë të shtunë, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 8 degë të Partisë Demokratike: Kuçovë, Skrapar, Elbasan, Tropojë si dhe degët nr.6, 10, 11 dhe 16 në Tiranë.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që procesi i votimit do të hapet në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

“Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar.”-thuhet në njoftimin për media.

Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD-së të degëve në të cilat mbahen zgjedhjet, që të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”.

Kandidatët e për Kryetar dege dhe Qendrat e votimit janë si më poshtë vijon:

 

PD dega Kuçovë

  1. Nerjan Dine Pasho
  2. Myslim Isuf Haxhi

 

PD dega Skrapar

  1. Besnik Ali Osmani
  2. Hajredin Lahe Bakiasi

 

PD Dega Elbasan

  1. Blendi Ferdinand Himci
  2. Eliona Hetem Gremi
  3. Elior Flamur Vila
  4. Klodiana Ilir Capja
  5. Sonila Maksim Daiu

 

PD Dega Tropojë

  1. Besnik Xhafer Dushaj
  2. Feride Rexhep Rrahmanaj
  3. Ram Bajram Oruci

 

PD Dega 6 Tiranë

  1. Alban Feko Hoxhaj
  2. Onelda Gjin Zefi

 

PD Dega 10 Tiranë

  1. Andi Gani Beliu
  2. Ilir Halit Stojku
  3. Shkëlqim Muharrem Spaho
  4. Xhulia Aranit Xhekaj

 

PD Dega 11 Tiranë

  1. Arbër Ded Qehaja
  2. Shkëlzen Mark Mustafaj
  3. Ahmet Ali Meshi
  4. Mërgim Nazmi Hoxha

 

PD Dega 16 Tiranë

  1. Eduard Gani Rexha
  2. Ilir Lush Zmalaj
  3. Kujtim Veli Kola