Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka më armë të ushtrisë gjermane për Ukrainën, nëse është e interesuar mund t’i blejë” – Berlini


Ushtria gjermane nuk mund ta furnizojë më Ukrainën me armë nga rezervat e saj, ka thënë ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

Në një intervistë me ‘Die Augsburger Allgemeine Zeitung’ të botuar të shtunën, Lambrecht tha se ndërsa ‘ne të gjithë kemi detyrimin të mbështesim Ukrainën në luftën e saj të guximshme’, për sa i përket ‘furnizimeve nga rezervat e Bundesëehr-it’ Gjermania e ka arritur kufirin. Ajo shpjegoi se ushtria gjermane duhet të ‘të jetë në gjendje të sigurojë’ mbrojtjen e vetë vendit.

“Por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të bëjmë më shumë për Ukrainën,” theksoi Lambrecht, duke sugjeruar që Kievi mund të blinte pajisjet që i nevojiteshin drejtpërdrejt nga prodhuesit gjermanë. Ministrja vuri në dukje se qeveria gjermane po koordinohej vazhdimisht me autoritetet në Kiev për të lehtësuar blerjet e tilla.

I pyetur saktësisht se çfarë lloj armatimi po konsiderohej për t’u dorëzuar në Ukrainë, Lambrecht refuzoi të hynte në hollësi.

Lambrecht pranoi se vetë ushtria e Gjermanisë nuk ishte ‘aq e pajisur sa është e nevojshme’. Ministrja theksoi se ishte e vendosur ta ndryshonte këtë, megjithatë, duke përmendur ofensivën ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës si një thirrje zgjimi për Berlinin.

Lambrecht pranoi se ekziston një shqetësim në Gjermani se furnizimet me armë mund të shkaktojnë një reagim nga Moska dhe ‘lufta mund të zgjerohet në zona të tjera’. Prandaj, tha ajo, është e rëndësishme ‘që të veprojmë me shumë maturi dhe me gjakftohtësi në këto kohë të vështira dhe të tmerrshme’.