Vendosni fjalën kyçe....

Avioni i ngarkesave thyhet në dysh gjatë uljes emergjente (Video)


Një aeroplan mallrash Boeing 757-200 i operuar nga gjiganti i dërgesave ‘DHL’ rrëshqiti në pistë gjatë një uljeke emergjente në aeroportin ndërkombëtar ‘Juan Santamaria’ në kryeqytetin e Kosta Rikës, San Jose të enjten dhe u nda në dysh.

Ngjarja është kapur në video. Avioni humbi bishtin dhe u përfshi në tym. Piloti dhe oficeri i parë u evakuuan në siguri dhe morën vetëm lëndime të lehta, sipas Hector Chaves, kreu i Departamentit të Zjarrfikësve.

Luis Miranda Munoz, zëvendësdrejtor i autoritetit të aviacionit civil të Kosta Rikës, u tha gazetarëve se avioni po shkonte për në Guatemalë dhe me sa duket kishte një defekt në sistemin hidraulik.

DHL lëshoi ​​një deklaratë, duke premtuar një hetim për ngjarjen.