Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset në këmbë 39-vjeçari në Tiranë, shoqërohen 12 persona


Një 39-vjeçar në Tiranë është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.

Ai është paraqitur në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore me një plagë në këmbë ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Sh.M. është zënë me disa persona në një lokal pranë rrethrrotullimit të Saukut ndërsa rrethanat e plagosjes së tij janë ende të paqarta.

Policia ka shoqëruar deri tani 12 persona për ngjarjen në fjalë.

Njoftimi

Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i  plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”