Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid likujdon Chelsea, Villareal shtang Bayern Munich


Real Madrid ka shënuar një fitore 1-3 ndaj Chelseas në sfidën e luajtur në Stanford Bridge për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Benzema ka qenë heroi i ndeshjes duke shënuar të tre golat për Madrilenët ndërsa për “blutë e Londrës” golin e vetëm e shënoi Havertz.

Në sfidën tjetër Bayern Munich është surprizuar nga Villareal të cilët kanë arritur të vënë në vështirësi bavarezët.

Danjuma shënoi për spanjollët duke vulosur edhe sfidën.

Sfidat e kthimit për fazën çerekfinale do luhen javën e ardhshme ku do përcaktohen edhe gjysmëfinalet .