Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Alibeajt për deputetët e PD-së: S’kam marrë pjesë në asnjë negociatë për emrin e presidentit të ri


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka mohuar të jetë përfshirë në negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri.

Balkanweb” ka publikuar një mesazh të Alibeajt drejtuar deputetëve të PD-së, ku ai shprehet se ndryshe nga sa përflitet në media nuk ka ndodhur asnjë takim i tillë për zgjendjen e presidentit të ri.

 “Të nderuar kolegë, të nxitur nga reagimet në media, të stisura mesa duket, ju sqaroj se nuk ka ndodhur ndonjë takim i imi, as imagjinar, as në titull personal, as në emër të grupit me ndokënd për çështje negociatash për ndonjë çështje.

Siç edhe është organizuar veprimtaria e grupit parlamentar tonit, për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar. Ky sqarim mbase i tepërt është për secilin prej jush nëse lexon apo pyetet për lajme të stisura. Ju uroj punë të mbarë në vazhdim.”– thuhet në mesazhin e Alibeajt.

Ndërsa presidentit Ilir Meta po i mbaron mandati, në qarqet politike kanë nisur diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri.