Vendosni fjalën kyçe....

Me pistoletë stilolaps në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Shijak


Policia ka vënë në pranga një djalë të ri në Shijak, i cili është kapur me një pistoletë stilolaps dhe një sasi municioni luftarak.

Siç bëhet me dije nga uniformat blu, 21-vjeçari Samuel Bodlli u kap pas një kontrolli në makinë ku iu gjet një postoletë stilolaps dhe disa plumba që përdoren në këtë lloj arme.

“Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. B., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë stilolaps dhe disa fishekë që përdoren për këtë lloj arme.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, shtetasi S. B., 21 vjeç, banues në Shijak.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e Policisë për mediet.