Vendosni fjalën kyçe....

Jorida Tabaku letër SPAK-ut: Si po ecin hetimet për inceneratorët


Deputetja e PD-së Jorida Tabaku i është drejtuar përmes një shkrese kreu të SPAK-ut, Arben Kraja lidhur me paditë e reja për inceneratorët.

Tabaku kërkon nga SPAK informacion mbi ecurinë e hetimeve.

“Pas një beteje mbi 3 muaj në Komisionin Hetimor të inceneratorëve për të zbardhur të vërtetën e aferës korruptive 430 mln euro nga një grup i strukturuar kriminal kemi dërguar në SPAK 7 padi ndaj: Erion Veliaj, Emiriana Sako, Alqi Bllako, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçi dhe Armando Subashi.

Partia Demokratike shkroi një raport 120 faqe që për fatin e keq nuk u  votua në Kuvend por që gjithsesi u dërgua në SPAK përmes një padie 90 faqe ku përfshihehin 112 prova që tregojnë se si 50 të akuzuar përfshirë Edi Ramën në krye kanë punuar për të abuzuar me paratë e shqiptarëve.

Kërkesa që i kemi dërguar SPAK është as më shumë e as më pak se sa vazhdimi i zotimit për t’i shkuar deri në fund kësaj afere.  Do të vazhdojmë të këmbëngulim deri në daljen përpara drejtësisë për Aferën e Shekullit. Edhe në këtë kohë krize dhe inflacioni të lartë taksat e shqiptarëve paguajnë edhe më shtrenjtë inceneratorin e Tiranës.”- shkruan Tabaku.