Vendosni fjalën kyçe....

Udhëheqësi i Republikës së Luganskut: Do mbajmë referendum për t’u bashkuar me Rusinë


Kreu i Republikës Popullore të Luganskut Leonid Pasechnik thotë se po mendon të mbajë një referendum në të ardhmen e afërt për t’u bashkuar me Rusinë.

“Unë mendoj se në një të ardhme të afërt do të mbahet një referendum në territorin e republikës ku njerëzit do të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe do të shprehin mendimin e tyre për t’u bashkuar me Rusinë. Për disa arsye, jam i sigurt se pikërisht kështu do të jetë.” -siguroi Pasechnik sipas agjencisë së lajmeve ruse TASS.

Nuk ka pasur asnjë tregues se Kremlini do ta pranonte një kërkesë të tillë. Megjithatë muajin e kaluar, presidenti Valdimir Putin njohu pavarësinë e LPR-së, por e konsideron atë të jetë ende pjesë e Ukrainës.

Kujtojmë se situata në Donbass u përshkallëzua më 17 shkurt. Në atë kohë, Republikat Popullore të Donetskut dhe Luganskut raportuan bombardimet më masive nga ushtria ukrainase gjatë muajve të fundit, të cilat dëmtuan infrastrukturën civile dhe shkaktuan viktima civile. Por që Perëndimi i pa si një justifikim nga Rusia për të nisur pushtimin e Ukrainës. Më 21 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që njeh sovranitetin e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luganskut. Udhëheqësit e dy Republikave nënshkruan traktate të mëvonshme miqësie, bashkëpunimi dhe ndihme reciproke.