Vendosni fjalën kyçe....

Sherri për gërvishtjen e makinave, shoqërohen 8 persona në Tiranë


Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në zonën e liqenit, ku 8 të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në një parkim, ky 2 makina janë gërvishtur, në rrethana të paqarta, por kjo ka shërbyer si shkak për sherrin, ku mbetën të plagosur 2 persona.

Për ketë ngjarje ka reaguar edhe policia e cila thotë se janë shoqëruar në komisariat.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale për një konflikt të ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ju sqarojmë se:

Më datë 27.03.2022, në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishtur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L.

Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e konfliktit në komisariat.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”-njofton policia.