Vendosni fjalën kyçe....

Berisha takim me demokratët në Tepelenë: Mesazhi më i rëndësishëm është bashkimi, çdo demokrat të lërë mënjanë zemërthyerjet


Ish-kryeministri Sali Berisha në këto momente po zhvillon një takim me demokratët e Tepelenës, të cilët e pritën me duartrokitje dhe brohorima “O Sali o hero, Tepelena ty të do!”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha falenderoi mbështetësit e tij për pritjen ndërsa theksoi se po përcillnin një mesazh bashkimi për demokratët.

“Ju falenderoj për këtë pritje të zjarrtë por mbi të gjitha për këtë frymë bashkimi që demonstroni në këtë foltore, i cili është mesazhi më i rëndësishëm që u dërgoj sot qytetarëve demokratë kudo që janë.

Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Sot PD ka nevojë që çdo anëtar, çdo mbështetës të lërë mënjanë çdo zemërthyerje, të mobilizojmë energjitë tona për një betejë të ëndësishme që na pret përpara, betejën me regjimit më të rrezikshëm, që bazon veprimtarinë e tij në vjedhjen dhe krimin, regjimin të cilin kriza po e nxjerr çdo ditë para shqiptarëve, se çfarë fatkeqësie paraqet për ato, në një kohë kur nafta në Ukrainë është 1 Euro më lirë se në Shqipërinë me mijëra kilometra larg nga lufta.

Prania e demokratëve të cilët deri dje kanë patur qëndrime edhe të ndryshme nga njëri-tjetri është një mesazh i shkëlqyer. Po e lëmë mënjanë 97 se askush nuk ka vuajtur më shumë se demorkatët e Tepeleëns e Gjirokastrës, por 8 vite në opozitë, 8 vite diskriminim, trysni, pushime nga puna, ndjekje, kjo është një luftë sakrificash që u bashkohet demokratëve, që i bën ata të nderojnë respektin ndaj njëri-tjetri. Ai ia arriti në mekanizma jo ligjore të ndikojë në krizën e PD-së, të tregojë se nuk respekton asnjë parim të demokracisë.”- tha Berisha.