Vendosni fjalën kyçe....

Berisha flet për takimin me Alibeajn: Më tha se me mua “non grata” nuk fiton PD-ja, por i kujtova një histori


Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e sotëm me demokratët e Tepelenës, foli për takimin që pati të premten me kryetarin e komanduar të PD-së Enkelejd Alibeajn.

Berisha tha se gjatë takimit të tyre, Alibeaj i kishte thënë se me të “non grata” PD-ja nuk fiton dot. Por ai shprehet se i kishte kujtuar Alibeajt vitet 1997 dhe 1998 kur askush nuk besonte një rikthim të PD-së në pushtet, por në 2005 PD fitoi dhe që sipas tij ndryshoi Shqipërinë.

 “Unë vlerësoj shumë frymën e pajtimit që ekziston në bazë. Ju garantoj që kjo frymë pajtimi ekziston edhe në qendër, por ndonjë problem i vogël ekziston. Para se të bëj një prononcim siç e patë ju, unë takova palën ndryshe të themi, që mendon ndryshe, para se të dal me gazetarët, këto fjalë iu thashë. Por duhet të jemi të hapur, në dialogun që pata me z. Alibeaj, ai më thotë: ‘Por me ty non grata nuk fiton PD-ja prandaj duhet të japësh dorëheqje.

Mirë i them unë. Prisni, do ju tregoj një histori të bukur ju. I them shiko, edhe në ‘97 nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim, por ja që ndodhi dhe ne fituam, erdhi 2005 dhe demokratët ia dolën të ndryshojnë Shqipërinë, ta anëtarësojnë në NATO.”- tha Berisha.